Ish deputeti i PS-së, tashmë kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për krijimin e koalicionit PS-LSI në 1 prill të 2013, ndikimin e tij në këtë marrëveshje, si dhe faktin pse doli garant i tij.

Kokëdhima ka shpjeguar mënyrën sesi e ka parë ai ecurinë e deritanishme të koalicionit. Ai thotë se ndërkohë që nesër shënohen 4 vite nga ky koalicion, prej tyre është bërë një punë e vlefshme, duke cilësuar si arritjen më të madhe reformën territoriale. Sakaq, ai është ndalur edhe tek momentet që kanë krijuar probleme brenda koalicionit, dhe tek mënyra se si Rama e ka parë aleatin e tij në bashkëqeverisje. 

“Në 4 vite u ndoq politika e gërryerjes së koalicionit. Sot koalicioni ka arritur në pikën më të ulët morale. Nga Rama koalicioni nuk u pa si mundësi për rritje kredibiliteti, por si mundësi për të mbuluar gërryerjen e PS”, tha Kokëdhima ne News 24. Ai shtoi se PDIU u mor në koalicion, për t’i bërë presion LSI-së.