Sherr mes disa personave në Durrës, shpallen në kërkim dy të rinj.
Ditën e enjte, në lagjen nr. 14 në Shkozet, është regjistruar një sherr banal për motive të dobëta mes 4 personave.
Dy të rinjtë, shtetasit B.T. e B.T., 30 e 24 vjeç, banues në Durrës, akuzohen se kanë goditur me grusht shtetasit A.B. dhe D.B., 52 e 28 vjeç.
Pas sherrit ata janë larguar, ndërsa uniformat blu janë duke punuar për kapjen e tyre.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.





