Policia e Korçës ka arrestuar një person si autor të vjedhjes së një supermarketi, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, dhe në prangat e policisë ka rënë R.M. Ky i fundit ka shkuar në arkën e supermarketit dhe ka marrë një shumë prej 100 mijë lekësh të vjetër nën kërcënimin e armës.
Arrestimi i tij u bë disa orë pas vjedhjes së supermarketit, ndërsa blutë njoftojnë se autori sapo kishte dalë nga burgu i dënuar po për vjedhje.





