Një 35-vjeçare nga Lushnja është arrestuar pasi ka dhunuar me mjete të forta motrën e bashkëjetuesit të saj.
Në pranga ka rënë shtetesja Rudina M. Sipas informacioneve nga policia, 35-vjeçarja ka goditur me bastun druri në kokë kunatën (motrën e bashkëjetuesit), shtetasen E.V, 36 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në banesën ku jetonte çifti. Për 36-vjeçaren raportohet se ndodhet e shtruar në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”.





