Janë zbardhur emrat e shqiptarëve të cilët u arrestuan në kuadër të operacionit “Cororito” në Itali, ku u shkatërruan dy grupe kriminale që trafikonin lëndë narkotike.

Në pranga ranë 13 persona, të përbërë nga shqiptarë dhe kolumbianë, teksa në total janë sekuestruar 365 kilogramë marijuanë e kokainë.

Arrestimet e të dyshuarve janë kryer pas një urdhër ndalimi të lëshuar nga Gjykata e Katanias, pas kërkesës së bërë nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia të Katanias.

Shqiptarët e arrestuar janë:

Viktor Dalipaj , lindur në Shqipëri, 46 vjeç.

Petraq Troka , i njohur si “Pietro”, lindur në Shqipëri, 33 vjeç.

Juljan Hoxhaj , i njohur si “Juli”, lindur në Shqipëri, 29 vjeç.

Indrit Karafili , i njohur si “Endri”, lindur në Shqipëri, 34 vjeç.