Policia e Tiranës ka dërguar për procedim penal në Prokurorinë e kryeqytetit, dy mashtrues nga Durrësi, që akuzohen nga një i moshuar se i kanë përvetësuar një sasi parash me dokumente pa fuqi ligjore.

Sipas policisë së kryeqytetit, shtetasit D.Gj. dhe S.H., përkatësisht 51 dhe 42 vjeç, dyshohet se përmes mashtrimit kanë mundur t’i marrin 78-vjeçarit N.B. nga Tirana, një sasi lekësh.

Mbi dy shtetasit nga Durrësi rëndojnë akuzat “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Mashtrimi”, “Shpërdorimi  detyrës” si dhe “Dëshmi e rreme”.