Kongresi i Partisë Popullore Europiane i ka shërbyer Lulzim Bashës për të njohur disa prej drejtuesve europianë të qendrës së djathtë me atë që e quan “kërcënim real të zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri prej krimit, drogës dhe parave të pista”.
Në takimin me Presidentin Josef Daul Basha kërkoi mbështetjen europiane për këtë betejë të opozitës.
Të njëjtën temë, Lulzim Basha e trajtoi edhe me ministrin e Jashtëm austriak, Sebastian Kurtz, të cilit i tha se kjo betejë për vlerat europiane do të zhvillohet deri në fitore.
Njoftimi i Partisë Demokratike vë në dukje mbështetjen që kreu i opozitës ka marrë nga kryetari i Senatit italian, Pier-Ferdinando Cazini, si dhe nga disa senatorë italianë për kauzën e votës së lirë.
Gjatë qëndrimit në Maltë, Basha u takua edhe me kryetarin e opozitës greke Mitsotaqis, i cili ka shfaqur shqetësim për situatën e krimit të organizuar dhe drogës.
Mitsotaqis u shpreh se e çmon dhe mbështet betejën që Basha dhe opozita shqiptare po bëjnë për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme.
Punimet e PPE, Basha takohet me drejtuesit e së djathtës
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shiste kanabis me përqindje të lartë THC-je, arrestohet 26-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestrua (EMRI)
Zjarri te Gjiri i Lalzit, Sako: Nuk ka dëmtime në hotele dhe banesa, vijojnë flakët në zonën kodrinore (VIDEO)
“Iku edhe një pjesë e shpirtit tim”, ndahet nga jeta babai i Genta Ismaijlit
Kapen pranë kufirit me Greqinë me 6 emigrantë në makina, arrestohen 2 persona





