Duke listuar faktin e 6-të që sipas kryeministrit Edi Rama, PD-ja po gënjen për mbështetjen që ka marrë për vazhdimësinë e protestës dhe bojkotit parlamentar, ai publikon pikërisht qëndrimin e Partive Popullore Europiane.
Në rezolutën e PPE-ve që sipas Ramës PD-ja nuk dha votën për miratimin e saj, kërkohet pikërisht marrja pjesë e të gjitha forcave politike në proceset demokratike dhe fokusimin e tyre në reformat strukturore.
Statusi i Ramës
KUSH GËNJEN (6)
Rezoluta e Partive Popullore Europiane, për të cilën PD nuk e dha votën e saj:
“PPE inkurajojnë të gjitha forcat politike të marrin pjesë plotësisht në proceset demokratike dhe në institucionet e vendeve të tyre respektive si edhe të fokusohen në reformat strukturore, për të cilat ekonomia e tyre ka nevojë urgjente.
PPE thekson nevojën urgjente në Ballkanin Perëndimor, për të ecur përpara me reformën në drejtësi, me vendosjen e sundimit të ligjit dhe një gjyqësor të pavarur e transparent…”





