Nëse ka një shembull në botën e spektaklit se si me anë të një vullneti të fortë mundet të transformohet një njeri 100%, ajo është Linda Halimi. Kur ajo u shfaq për herë të parë në skenë në “Top Fest”, rreth 8-9 vite më parë, askush nuk e paragjykoi për mbipeshën dhe nuk e penalizoi për këtë fakt.

U gjykua për zërin e saj dhe meqë ishte një superkëngëtare, ajo fitoi çmimin e parë. Duket sikur ky çmim e bëri Lindën të mendojë se suksesin si këngëtare nuk duhet ta bazojë vetëm te zëri. Çmimi e afirmoi si këngëtare dhe rruga në botën e muzikës do të ishte e gjatë. Dhe pikërisht në këtë moment mori vendimin e madh për të bërë një ndryshim radikal në pamje.

linda1

Siç të gjithë e dimë, Linda në atë kohë frekuentoi qendra dobësimi, mbajti një regjim ushqimor strikt dhe bëri shumë palestër për t’u bërë kjo që është sot. Zëri i bukur dhe pamja e re si një vlerë e shtuar, ia rritën ambicien për sukses ndërkombëtar dhe, siç e dimë, po ia del për mrekulli. Në rubrikën e retrospektivës po ju sjellim fotot e backstage të Linda Halimit rreth 8 vite më parë në “Top Fest”.

linda2

Kjo bëhet për ta rikujtuar si ishte në fillimet e saj dhe si një mesazh për të gjithë se, me vullnet njeriu arrin të bëjë mrekulli, siç ka bërë Linda me fizikun e saj. Një bravo e madhe për këngëtaren e talentuar që është bërë edhe një femër shumë e hijshme në paraqitje.

linda-2-(1)