Po të klikosh në Google për të rifreskuar kujtesën mbi mënyrën se si e ka mbajtuar në fomë trupin Çiljeta, cilat kanë qenë momentet kur ajo ka qenë në formën e saj më të mirë fizike, titujt që do të dalin para syve janë; “Çiljeta humbet linjat” dhe “Çiljeta rifiton linjat”, të alternuara. Pra, në njëfarë mënyre, këto lajme të publikuara në kohë, të lënë të kuptosh se beteja e Çiljetës me linjat ka qenë bashkudhëtare në rrugën e saj.

cili5

Natyrisht me kalimin e viteve, ka ndryshuar në përgjithësi koncepti për të bukurën dhe eleganten. Siç dhe ju vetë e shihni, sot këto koncepte janë përsosur dhe femrat duken gjithnjë e më të kuruara, por mbi të gjitha janë gjithnjë e më të kujdesshme me linjat, duke u shfaqur tepër elegante. Nga ky model i së bukurës dhe elegantes, nuk mund të shmangej ajo që për vite ka qenë dhe vazhdon të jetë një ikonë bukurie dhe seksi për shqiptarët, siç është Çiljeta Xhilaga.

cili1

Vajza që guxoi të tregojë sensualitetin e saj që në moshën 15-vjeçare, atëherë kur pakkush e bënte, pikërisht atëherë kur nuk ishin rrjetet sociale, të cilat të krijojnë mundësi të kesh konfidencë me publikun, Çiljeta e ka bërë, duke qenë një femër shumë e pëlqyer për shumicën. Ne, për të ilustruar rrugëtimin që ka bërë në vite Çiljeta për të qenë gjithnjë on the top me pamje, kemi kërkuar në arkivat tona dhe kemi gjetur foto të rreth 8 viteve më parë.

Ajo që të bie në sy është që Çiljeta përherë ka qenë një femër e bukur, por sot ajo është super. Ka linja më të bukura sesa 8 vite më parë kur ishte goxha e mbushur, por natyrisht, siç e pohuam edhe më lart, tani edhe koncepti për të bukurën dhe eleganten është përsosur. Pas lindjes së djalit ajo mori disa kilogramë, siç ndodh me shumicën e femrave, por më pas, Çiljeta e mori me të vërtetë seriozisht punën e linjave.

cili2

Siç e dimë, ajo është ushtruar rregullisht me trajner personal në palestër dhe rezultatet nuk kanë vonuar. Sot Çiljeta ka forma të përsosura dhe për ta ndihmuar lookun e saj që të ngjajë sa më e re, ajo nuk përdor më onde apo krehje të sofistikuara që zakonisht të rrisin në moshë, por stili i flokëve është shumë i thjeshtë, të shkurtra dhe të zeza, por herë-herë edhe bjonde. Një tjetër ndërhyrje që ia ka rregulluar mjaft pamjen Çiljetës, është edhe reduktimi i gjoksit.

Ajo e ka pranuar publikisht që e ka zvogluar me disa numra gjoksin e saj dhe tashmë ky ndryshim në trup, e ka bërë që të duket akoma më fine dhe më e bukur. Çiljeta duket që ka qenë gjithmonë në kërkim të perfeksionit për pamjen e saj, që të mos humbasë fronin e vajzës seksi, dhe në fakt ia ka dalë. Ëdhe një detaj i fundit mjaft interesant. Duke parë foton e mamasë së Çiljetës rreth 8 vite më parë dhe atë që ajo ka publikuar këtë 8 mars, vëmë re që jo vetëm Çiljeta, por edhe e ëma ka arritur të përmirësojë pamjen e saj me kalimin e viteve dhe sot duket më mirë se kur ishte më e re.

Natyrisht nuk mund të anashkalojmë mrekullinë e filtrave kur bëjmë foto, gjë që nuk dinim ta bënim vite më parë, por pavarësisht kësaj, ndryshimi për mirë është i dukshëm. /Panorama.al/