Në vitin 1964 u inaugurua aeroporti i Madeira Funkal. Pas 53 vitesh, ky aeroport ka ndryshuar emër. Nga dita e sotme, vizitorët do të përshëndeten në ishullin e luleve me logon “Mirë se erdhët në aeroportin Kristiano Ronaldo”. Pra, aeroporti i Madeiras do të marrë emrin e kapitenit të kombëtares portugeze dhe yllit të Realit të Madridit.

Por, jo të gjithë u pëlqeu që ishulli në lindje të Portugalisë do të marrë emrin e Kristianos. Pavarësisht se Ronaldo ka lindur në Madeira, populli vendës i ka dalë kundër. 2500 qytetarë të Madeiras kanë përgatitur një peticion në internet. Veç aeroportit, Kristiano Ronaldo ka ndërtuar një statujë, një muze dhe një hotel në Madeira.

Presidenti i rajonit autonom Madeira, Miguel Albukuerke, sqaron se me emrin e ri ka nderuar një qytetar të lartë të këtij vendi. “Besoj se është mungesë respekti të kundërshtosh këtë vendim. Ne kemi nderuar një sportist të jashtëzakonshëm dhe një portugez me emër”, tha presidenti për “A Bola”.Vendimi për t’i vënë emrin e Ronaldos është marrë direkt pas triumfit të Portugalisë në Europianin “Francë 2016”. Sot u zhvillua edhe ceremonia zyrtare me praninë e portugezit. Por çdo gjë kaloi në plan të dytë pasi u zbulua busti përkujtimor i futbollistit, me tifozët që e shpërndanë me shpejtësi foton e tij në rrjetet sociale duke e krahasuar me kukullat që përdoren për filmat horror.