Deklarata e këngëtares Adelina Ismaili, se showbizi aktual shqiptarë është i zhytur në prostitucion dhe pastrim parash ka nxitur reagimin e një këngëtareje në Kosovë. Kjo është Fjolla Morina.
Madje, në kundërpërgjigjen e saj Fjolla është treguar tepër e ashpër me Adelinën, duke i thënë se ishte ajo e para që e ka shndërruar skenën e estradës në këtë gjendje.
“Po harron që ti je ajo që ke nis vallen e prostitucionit… N.q.s mendon që muzika është kthy në prostitucion. Edhe motër qetësohu pak, se je me fëmijë në bark. Po të them si nënë që jam. Jo kaq inat, se të bën dëm për shëndetin tënd e të fëmijut”, ka shkruar ajo.
Në një intervistë të fundit, Adelina tha se showbizi aktual shqiptar është shndërruar në prostitucion dhe vend për pastrim parash.