“Shqipëria vendi i parë për prodhimin e marijuanës. Në 75% të territorit, dhjetëra parcela droge”.
Këtë deklaratë, kreu i PD-së, Lulzim Basha e bëri gjatë pjesëmarrjes së tij në Kongresin e Partive Politike Europiane, qe po mbahet në Maltë, ku ka ngritur si shqetësim pikërisht faktin se sipas tij 75% e territorit të vendit tonë është mbushur me parcela me drogë. Ndër të tjera, Basha theksoi se Shqipëria është vendi i parë për prodhimin e marijuanës, ndërsa parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur.
“Parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur. Trafiku i drogës sjell të ardhura të shumta. Kjo është përgjegjësia e qeverisë, pasi është bashkëpunëtore me krimin”, tha Basha. Ndër të tjera ai akuzoi nga Malta qeverinë, që sipas tij kërkon të manipulojë zgjedhjet. “Qeveria po kërkon të manipulojë zgjedhjet. Nuk pranojnë votimin e numërimin elektronik. Shqiptarët ju bashkuan protestës në 18 shkurt. Beteja jonë për zgjedhje të lira do të vazhdojë”, theksoi ai.





