Një i ri shqiptar nga Kosova është shpallur në kërkim nha autoritet franceze pasi qëlloi me thikë për vdekje partneren e tij 22-vjeçare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Hayange, Moselle mesnatën e së dielës. Liridon B., i riu nga Kosova e ka qëlluar pesë herë me thikë partneren e tij, Stéphanie, në sy të vajzës së tyre, vetëm 4 vjeçe.

Menjëherë pas krimit i riu nga Kosova është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia dhe shërbimet mjekësore kanë shkuar pranë të resë, por pavarësisht përpjekjeve të tyre, 22-vjeçarja nuk ia doli dot mbanë dhe ndërroi jetë.

Liridon.B është një person i njohur për policinë, pasi është dënuar më parë për drejtimin e automjetit pa licencë, apo në gjendje të dehur si dhe tejkalimin e shpejtësisë.