Një ditë pas lajmit të bujshëm për shpalljen e fejesës së Marina Farës me biznesmenin e njohur shkodran Edi Ismaili, mediat kanë bërë të ditur detaje të reja në lidhje me jetën personale të biznesmenit shkodran.

Sipas burimeve konfidenciale të “Newsbomb”, i fejuari i Marina Farës rezulton se ka lënë pas krahëve një martesë të dështuar para 3 viteve e cila nuk ka zgjatur më shumë se një ditë.

Dasma është bërë në një prej lokaleve më luksoze të Tiranës dhe sipas burimeve ka kushtuar mbi 300 mijë euro.

Nuk dihen arsyet e ndarjes së çiftit, por urojmë që fejesa e Marina Farës me biznesmenin e njohur shkodran të jetë sa më jetëgjatë.