Personalitete të sportit, të pushtetit vendor, të afërm, miq, e kolegë i dhanë lamtumirën e fundit ish-futbollistit Nikolin Bespalla, i cili në dekada mbetet idhulli i tifozerisë durrsake dhe gati-gati autentik në goditjet e dënimit, në mënyrën e tij të pazakontë, të fuqishme, ku ai dhe e gjithë tifozeria në stadium numëronin 9 hapat e famshme, vendi ku ai fiksonte pozionin e gjuajtjes.

Ceremonia e lamtumirës është zhvilluar në hollin e Pallatit të Kulturës “Aleksandër Moisiu, ku familjarët e Bespallës pritën ngushëllimet nga shumë qytetarë durrsakë. 

Për më shumë ndiqni në videon e mëposhtme prononcimet e prefektit Roland Xhelili, kreut të K.F Teuta Eduard Salillari dhe specialistit të futbollit Vladimir Ajazi, për Niko Bespallën që ka dhënë një kontribut të çmuar dhe ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar.

K.H.