“Scarface” është padyshim një nga filmat më të dashur për publikun shqiptar, film të cilin shumica e identifikon me personazhin e Tony Montana-ës dhe të dashurës së tij plot sharm, Elvirës. Edhe pse kanë kaluar plot 34 vjet nga dita kur ky film u shfaq për herë të parë, shprehjet legjendare të tij i gjejmë çdo ditë të postuara në rrjetet sociale.
58-vjeçarja, ka treguar ndjesitë që përjetonte tek xhironte filmin që do të shënjonte suksesin e karrierës së saj. “Mund të them që isha e tmerruar. Ishte një periudhë 6 mujore xhirimesh. Mary Elizabeth Mastrantonio dhe unë ishim të vetmet femra. Ishte një ambient ku zotëronin meshkujt,” tregon ajo në intervistën e saj të fundit.
Pfeiffer ka pranuar se nuk ka qenë aspak e lehtë për të, të hynte në karakterin e Elvirës, por duke qenë një natyrë kokëfortë dhe luftarake ajo do t’ja dilte, shkruan "Daily Mail".
“Mund të më zinte gjumi duke qarë,” rrëfen ajo duke treguar se ka qenë vetëm karakteri i saj i fortë i cili bëri që personazhi të rezultonte një sukses. E shkëputur prej kohësh nga aktrimi Michelle ka njoftuar për një rikthim të saj.
“Jam një njeri më i ekuilibruar kur punoj. Por gjithashtu unë kujdesem që koha e xhirimeve të mos penalizojë qendrimin me fëmijët dhe familjen time,” vazhdon ajo. Ylli i “Scarface” është gjithashtu nëna e 2 fëmijëve, 24 dhe 22-vjeçarë nga martesa 23-vjeçare me David Kelley. /Anabel.al/