Është luajtur në Durrës ndeshja e prapambetur e javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për meshkuj mes Teutës dhe Elbasanit. Miqtë fituan 3-1, duke korrur fitoren e dytë sezonale dhe bënë rokadë me Teutën në fundin e klasifikimit. Një ndeshje që më së shumti vlente për statistikë, pasi të dyja skuadrat mbyllin renditjen dhe luajtën për t’iu larguar sa më shumë asaj.
Falë këtij triumfi me përmbysje, Elbasani kalon i parafundit në renditje, duke lënë në vendin e fundit Teutën, që edhe pse luante në fushën e saj nuk arriti të përfitojë. Durrsakët fituan setin e parë 25-20, por më pas erdhi përmbysja e Elbasanit, që fitoi tri sete radhazi, pas një loje më të mirë.