Të gjithë "lanë kokën" pas baladës “You’re Beautiful”, që 11 vjet më parë e bëri të famshëm këngëtarin britanik. Por nëse mendoni që ajo është një këngë romantike dashurie, gaboheni.
Blunt ka treguar të vërtetën rreth kësaj kënge, e cila duket e errët dhe nuk ka të bëjë me atë që e kanë menduar fansat.
“Të gjithë thonë: ‘Ah, ai është shumë romantik. E dua ‘You’re Beautiful’ si këngë time të martesës. Këta njerëz janë të ngatërruar”.
“Të etiketojnë me gjëra të këtilla duke thënë: ‘Oh, James Blunt. A nuk është ai një romantik i butë? Në fakt, nuk jam”.
“‘You’re Beautiful’ nuk është këngë e butë romantike. Flet për një djalë që është aq shumë i droguar në një metro dhe bisedon me të dashurën e dikujt tjetër, kur i dashuri i saj është përpara tij, dhe atë duhet mbyllur apo duhet burgosur pasi është një lloj perversi”, ka rrëfyer Blunt për Huffington Post.
Nuk ka dyshim se fansat e tij dhe ata që e kanë pëlqyer këtë këngë nuk kanë pritur që tema e saj të ishte e këtillë, pasi ka pasur spekulime të shumta. Madje ka pasur edhe thashetheme se i kushtohej një vajze nga Kosova, duke qenë se Blunt ka qenë ushtar i KFOR-it britanik në vendin tonë.