Një prej aktorëve më të suksesshëm të kinemasë turke e ka nisur karrierën fillimisht nga modelingu, pasarela që shërbeu si një urë kapërcimi në kinemanë turke. Kenan Imirzalioglu, edhe pse është një prej emrave më të famshëm sot në Turqi, 20 vjet më parë ishte pjesëmarrës në një garë bukurie. Së bashku me aktoren Deniz Akkaya, Kenan ka fituar çmimin si modeli më i mirë.

Ndoshta kjo foto, sot është një prej më pak të pëlqyerave për dy artistët, madje ata mund të kenë harruar edhe ekzistencën e saj, por mediat turke e kanë shpërndarë me shpejtësi në të gjithë rrjetin.

Pasi u shpall si modeli më i mirë i Turqisë, në vitin 1997, Ezel vijoi shumë projekte në këtë drejtim derisa filloi të luajë edhe në seriale. Disa vite më pas, ai u largua për të qenë pjesë e serialeve më të suksesshme jo vetëm në Turqi, por në të gjitha vendet ku janë transmetuar ato.