Motra e Dafina Zeqirit, Besa Tafari, ka reaguar pas shkrimeve të fundit në media për të. Në një reagim të fundit publik, ajo ka bërë të ditur se është motra e Dafinës nga nëna, Melihate Zeqiri, dhe jo nga një martesë tjetër e babait të saj.

Ky reagim është dërguar në redaksinë e Telegrafit:

“Jam vajza e Melihate Zeqirit, motra ime Dafina është 10 muaj më e madhe se unë dhe unë jam lindur një muaj më herët se sa është paraparë… Gabimet ndodhin shpesh në revista e portale, por ajo që ne duhet të konsiderojmë është se jemi njerëz me emocion dhe të lexosh një gjë të tillë e të marrësh emai­l-e nga motrat e fansat dhemb shumë”.

“Tashmë si modele ndihem e vetmuar ngado që shkoj, por kjo më bëri të qaj… Nëna ime ka tri vajza dhe ajo ishte nëna jonë ashtu sikurse një baba. Nuk ka burrë tjetër në botë që tejkalon atë që ka kaluar ajo. Nuk ka meshkuj të vërtetë më në botë, ka pak, por unë nuk kam pasur rastin ta kem për baba. Siç ju kam thënë më herët, ai kurrë nuk ka qenë në fotografi me ne sepse ka qenë shumë i preokupuar që të lë shumë femra shtatzënë dhe t’i lë fëmijët jetimë”.

“Dhe derisa Dafina nuk u bë e famshme dhe unë një modele, ai nuk na ka kontaktuar. Kjo është hipokrizi që të lajmërohesh pas 21 vitesh pa kërkim faljeje dhe vetëm me pritshmëri. Kështu që ai nuk ekziston në jetën time, mendjen time. Pse? Sepse nuk e ushqej shpirtin tim me gjëra të këqija. Unë jam një Zeqiri. Mbiemri im i ri vjen nga martesa. Prej kur një mbiemër xhamaikan është bërë shqiptar? Nuk ka kuptim”,- u shpreh në këtë reagim motra e Dafina Zeqirit.