Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nderuar në Francë me titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Titulli i është dhënë kreut të ekzekutivit të Shqipërisë nga Presidenti i Francës Francois Hollande.
Rama e bëri publike Medaljen e nderit në rrjetet sociale të shoqëruar me shkrimin:
“Shumë i nderuar që kanë marrë Komandantin e Legjionit të Nderit nga Presidenti i Republikës Franceze! Faleminderit France”.





