Aksident me pasojë vdekjen në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Janjar rreth orës 08:05.
Policia sqaron se për shkak të daljes nga rruga të automjetit tip “Toyota” me targë SR 2939 B, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.M., rreth 50 vjeç, banues në këtë fshat.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me aksidentin.





