Nga Bujar Qesja

Krejt papritur mesuam lajmin e dhimbshem te largimit nga jeta, te njerit prej kapitujve me te spikatur te futbollit durrsak, mbase edhe ne kufijte e legjendes. Nje mbiemer i madh, i denje te arkivohet ne historine e futbollit durrsak dhe atij kombetar. Mbase, mbase me me pak kujdes, mund dhe duhej te mbahej edhe 1 minute heshtje para fillimit te ndeshjes se sotme nderkombetare Shqiperi – Bosnje Hercegovine. Bespalla kete e meritonte.

Ai mbetet idhulli i tifozerise durrsake dhe gati gati autentik, ne goditjet e denimit ne menyren e tij, te pazakonte, te fuqishme, ku ai dhe e gjithe tifozeria ne stadiumin numeronin 9 hapat e famshme, vendi ku ai fiksonte pozionin e gjuajtjes. Dhe çfare gjuajtjesh: Made in Bespalla.

Lindi ne Durres me 15 prill 1938. ku vetem pak dite do te mbushte 79 vjetorin e lindjes. Kemi qene prezent ku me 15 prill 2013, ne Shijak u organizua 75 vjetori i lindjes se ketij mjeshtri historik te futbollit dhe ishim se bashku edhe me 1 shkurt 2014, ne 1 vjetorin e vdekjes se nje tjeter futbollisti pikant te Lokomotives, Mustafa Saraçi. Njeri i thjeshte dhe pa dashur ta demtojme ne kete figuracion edhe i varfer. Nese do te luante ne kete kohe, pa hezitim Niko Bespalla do te ishte ishte nje akomulues milionash.

Do ta kujtojme gjithnje Bespallen tone me ate qetesine e koheve te fundit, plot urtesi, kulture dhe mençuri. Qendronim disia çaste me te dhe kujtonim vitet e bukura te futbollit. I zbuluar nga Adem Karrapici, teksa dilte kampion me te rinjte e Lokomotives ne vitin 1956. Bespalla 18-19 vjeçar fitoi vendin e titullarit tek Lokomotiva.

Pastaj karriera e tij u ngrit me tej, teksa luan me Partizanin, Dinamon, tek Erzeni i zemres, per t'u rikthyer serish ne Durres, ku nje denim i pakuptimte nga sistemi i djeshem e largoi nga futbolli ne vitin 1967, vetem 29 vjeçar. Femija i emigrantit rus Spiridon Bespalov dhe me nenen malazeze Varvara nga Podgorica, fillimisht familja e tij vendoset ne Tirane per te kaluar me pas ne Durres.

Niko kishte dy motra dhe nje djale te vetem Justinin, i cili luajti me ekipin e origjines Teuten. Humbja e tij me pikelloi pa mase, pasi jam nder ata qe kam qendruar shume afer ketij brezi dhe kam shkruar historine e jetes time, duke shkruar per historine e jetes se tyre, te Nikos me shoke.

Ne nje anketim te bere ne mesin e viteve 90, me mbi 1000 anketues anembane vendit, nga gazeta qe botoja Teuta Sport, unanimisht e vendosen Niko Bespallen ne 11-teshin me te mire historik te futbollit durrsak. Me kete rast i transmetoj ngushellimet me te ndjera familjes se Nikos, djalit te tij te shkelqyeshem Justinit, komunitetit durrsak dhe shijakas te futbollit, si dhe klubeve respektive ku luajti. Jam i sigurte se Niko Bespalla, do te kujtohet gjithnje, pasi se gjalli ishte njeriu qe e meriton kete gje. Bujar Qesja