Përplasja mes një automjeti tip Ford me një motor tip Dajang, në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ka shkaktuar plagosjen e shtetasit A.H., 32 vjeç.
Burime policore bëjnë të ditur se rreth orës 21.20, të një dite më parë, shtetasi A.M., 48 vjeç, ndërsa po udhëtonte me automjetin e tij tip Ford është përplasur me motorin e 32-vjeçarit.
Ky i fundit është dërguar me urgjencë në spital, ku dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që 48-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal për veprën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.





