Shqipëria humbi me rezultatin 2 – 1 në miqësoren me Bosnje Hercegovinën.
Dzeko dhe Krunic shënuan për boshnjakët gjatë pjesës së parë. Gabimet në mbrojtje gjatë pjesë së parë ndëshkuan ekipin tonë, që e nisi me ndryshime nga takimi i pak ditëve me parë me Italinë.
Përpjekjet e sulmit shqiptar nuk sollën gola gjatë pjesës së parë.
Bekim Balaj shënoi në mesin e pjesës së dytë, pas një krosimi të Hykës. Me kalimin e minutave Shqipëria u kthye më sulmuese me zëvendësimet e kryera.