Reperi i njohur Drake ka anuluar koncertin e tij në Amsterdam për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe si pasojë nuk ka mundur të dalë më në skenë mbrëmjen e djeshme.

Ka qenë një promovuese e koncertit ajo që i ka dhënë audiencës lajmin e keq. Ndërkohë fansat e Drake nuk ishin aspak të lumtur që dëgjuan këtë lajmërim dhe menjëherë nisën të fishkëllenin në shenjë zemërimi e të hidhnin gota me pije dhe sende të tjera në drejtim të saj.

Raportohet se shkaku i gjendjes jo të mirë shëndetësore ka qenë konsumimi në sasi të lartë i lëndëve narkotike.