Gjermania e ka vlerësuar vazhdimisht bukurinë shqiptare duke e kurorëzuar shpesh edhe në konkurse të ndryshme bukurie. Në konkursin e fundit Mister Gjermania, fitues është shpallur sërish një djalë shqiptar.
Pas lajmeve të bujshme që qarkulluan në media dy vjet më parë, kur 20-vjeçarja nga Kosova Albijona Muharremaj arriti të shpallej më e bukura e Gjermanisë, edhe sot në mediat vendase emri i një shqiptari ka qenë në krye të titujve, shkruan revista “Class”. Leo Gjugja është shpallur Mister Gjermania mbrëmjen e së dielës.
Lajmi është shpërndarë me shpejtësi edhe në rrjetet sociale. Vetë Albijona Muharremaj, Miss Gjermania 2015, e ka uruar Leon për fitoren duke u shprehur e lumtur që në krye të kësaj gare bukurie është sërish një shqiptar.
Po kështu, edhe këngëtarja nga Kosova Shkurte Gashi, ka postuar një foto me Leon duke e uruar për fitoren.