Fëmijët padyshim që janë bekimi i prindërve, dhe kur ata rriten populli thotë “të bëhen si shokë”. Si shok e konsideron edhe aktori i njohur i humorit Agron Llakaj djalin e tij, i cili sot mbush 30 vjeç.

Më këtë rast Agroni i ka dedikuar një urim emocionues të birit. Ja çfarë shkruan ai në Instagram:

Në urimin e tij ai e ka quajtur Eno shokun e tij më të ngushtë 1987 erdhe në jetën time dhe në jetën tonë…Shumë herë ta kam uruar këtë datë dhe shpresoj ta uroj edhe shumë e shumë herë….Sot nise moshën e ‘burrërimit’, mosha e ndryshimit dhe përjetimit të ngjarjeve të mëdha dhe të bukura në jetën tënde! Zoti të dhëntë jetë të gjatë, dashuri dhe u gëzofsh gjithë jetën tënde! Gëzuar 30 vjetorin biri dhe shoku im! Edhe 100!”