Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 10:55, patrulla e kufirit ka konstatuar në Bisht- Pallë, rreth 30 metra nga bregu (në tokë, baltë) një kufomë të seksit mashkull, rreth 40-45 vjeç, identifikimi i së cilit nuk është bërë ende i mundur.
Kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët , atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi.
Nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.





