Kërcënon për të vrarë gruan me automatik, policia parandalon krimin
Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti familjar në Thumanë të Krujës. Policia ka arrestuar burrin që kanosi me armë bashkëshorten.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve të specializuara, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të pasojave të rënda si rezultat i një konflikti familjar.
Më të marrë njoftim uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, të cilët në kohë rekord kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar autorin, konretisht shtetasin:
• Z. Prenga 44 vjeç, banues në Thumanë, Krujë.
Prenga, dyshohet se më datë 26.03.2017, në basnesë, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri, automatik, bashkëshorten e tij, shtetasen V.P. 47 vjeçe.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• një armë zjarri automatik AK 47;
• 80 copë fishekë model 56;
• një thikë e dyshuar si armë e ftohtë, të cilët i mbante pa leje.
I arrestuari është person me precedentë penalë të mëparshëm për dhunë në familje.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Rikthimi i tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon drejt 80 dollarëve për fuçi në pak orë!
Tjetërsimi i pronave/ Gjykata e Durrësit konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, katër persona ende në kërkim
Vritet me thikë një 19-vjeçar në Itali gjatë përplasjes mes bandave rivale, arrestohen 3 persona, mes tyre edhe një shqiptar!
“Mali i plehrave pranë Krujës”, Aulon Kalaja denoncon: Kështu nuk futemi as në Bashkimin Afrikan





