Një banesë private në fshatin Kamenicë të Korçës ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme.
Dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se kanë qenë të armatosur, kanë arritur të grabisin një sasi të konsiderueshme parash, por edhe disa dokumente që ndodheshin në një kasafortë.
Sipas burimeve, mësohet se banorët e shtëpisë kanë bërë rezistencë e për këtë arsye dy grabitësit kanë ushtruar dhunë fizikë ndaj tyre, të cilët kanë marrë plagë të lehta.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





