Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak minuta më parë tek rrethrrotullimi i Shkozetit në qytetin e Durrësit.
Burime nga policia bëjnë me dije për “Durrës Lajm” se në momentin që qyteti u përfshi nga një fortunal me erë, shi e breshër një makinë ka përplasur për vdekje një 54- vjeçar, banor të Shkozetit.
Mësohet se në momentin e aksidentit viktima ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Personi që ka shkaktuar aksidentin është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e autorit. Mësohet gjithashtu se blutë kanë kërkuar pamjet e kamerave të sigurisë, që ndodhen në zonën përreth, për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit që shtypi këmbësorin.





