42-vjeçari nga Shijaku A.K. kishte vendosur të shiste automjetin e tij tip Benz dhe kishte mundur të gjendte blerësin, një shtetas nga Tepelena, që kishte shfaqur interes për të bërë të tijën makinën.

Të dy ishin takuar në datë 18 mars për të diskutuar për aktin e shit-blerjes. Kur dukej se gjithçka po shkonte mirë, 42-vjeçari nga Shijaku ka mbetur me “gisht në gojë”.

47-vjeçari A.H., nga Tepelena ia ka marrë me anë të mashtrimit makinën tip Benz, pa bërë akt noterial.

Pasi ka shpresuar për rreth një javë se do të arrinte ta zgjidhte këtë çështje, 42-vjeçari nga Shijaku, në pamundësi për të gjetur gjuhën e përbashkët me shtetasin nga Tepelena, i është drejtuar komisariatit të policisë, një ditë më parë.

Pasi ka regjistruar denoncimin e 42-vjeçarit, policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj 47-vjeçarit A.H. dhe po punon për kapjen e tij.