35-vjeçari i shpallur në kërkim, shtetasi F.M., banues në Xhafzotaj është ndaluar nga policia e Durrësit, pasi rezultonte i shpallur në kërkim.

Burime policore sqarojnë se për shtetasin në fjalë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Mbi 35-vjeçarin rëndojnë 3 vepra penale: “Heqja e paligjshme e lirisë”, ”Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.