Policia e specializuar në Itali që zakonisht merret me ngjarjet e dhunshme si ato të mbrëmshmet në “Renzo Barbera” të Palermos, ka filluar menjëherë punën për të ndalur elementët e dhunshëm që sollën ndërprerjen e ndeshjes.
Ndërsa kontrolloheshin nga larg tifozët, zyra operative kontrollonte kamerat e sigurisë duke identifikuar të gjithë personat e dhunshëm apo ata që ndezën e hodhën fishekzjarre e flakadanë në stadium.
Sipas mediave italiane, është arrestuar menjëherë gjatë ndeshjes një tifoz shqiptar, i cili po hidhte fishekzjarrët, ndërsa më pas janë identifikuar edhe 77 mbështetës të tjerë të Shqipërisë të cilët janë në kërkim.