Policia ka sekuestruar 55 doza heroinë, një pistoletë mulli me 6 fishekë si edhe një krehër me 7 fishekë, ndërsa ka vënë në pranga dy poseduesit e saj.

Policia e Fierit në bashkëpunim me atë të Lushnjes kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve Eduart Xhelaj 44 vjeç dhe Armando Gropa, 31 vjeç, të dy banues në lagjen “Grizë” Patos.

Prangosja e tyre u bë pasi në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, duke udhëtuar me mjetin autoveturë tip “Benz”, me targë AA 465 FN, me drejtues Xhelaj, i’u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 55 doza lëndë narkotike e dyshuar Heroinë dhe një krehër me 7 fishekë.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e Armando Gropa, u gjet gjithashtu edhe një pistoletë me mulli me 6 fishekë.