Rreth orës 18:00 të mbrëmjes së sotme është gjetur pa shenja jete nga familjarët e saj shtetasja L.M, rreth 70 vjeçe, nga fshati Çerenec i Epërm, Bulqizë.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku ka rezultuar se viktima dyshohet se ishte vetvarur me litar në kasollen e bagëtive.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetvarjes në litar.
Eksperti mjeko- ligjor gjatë kqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetvarja në litar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.





