Kryeministri Rama ka qenë sot në qytetin e Durrësit, ku është ndalur në port. Në videon e postuar nga kreu i qeverisë, ai shihet duke drekuar në një barkë me peshk e karkaleca, me kryebashkiakun Dako dhe peshkatarët. Këta të fundit i janë ankuar kryeministrit për kushtet skandaloze në të cilët janë duke punuar, ndërsa Rama ka premtuar për një treg modern të peshkimit dhe port me standarde.

Dreka është shoqëruar me batuta mes tyre, ku nuk kanë munguar thumbimet për qeverinë Berisha.

“Kur Kryeministri nuk di not, nuk di të bëj port”- ka thënë Rama, duke i njohur peshkatarët me projektin që pritet të bëhet. Rama ka theksuar se “Ekonomia e peshkimit nga një rrumpallë në 2013 në një treg të formalizuar ku sot numërohen 1000 vende më shumë…”

“Gjendja është skandaloze, edhe jetën e njerëzve nuk e kemi të garantuar, jo mjetet jo e jo. Nëse ia lë porosi Vangjushit dhe po e mori përsipër ne ia hodhëm”- tha një nga peshkatarët.

Rama ka pranuar se kushtet janë mjerane. “E drejtë, kur u futa unë këtu, thashë o Zot, si burgu i detit”.