Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar caktimin e datës së zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Kavajë, qarku Tiranë.
Nishani dekretoi datën 7 maj për zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Kavajës, pas shkarkimit të Elvis Roshit, i cili u shkarkua nga detyra pas formularit të dekriminalizimit.





