Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku roje në Urgjencën e Spitalit Kirurgjik të këtij qyteti.
Në pranga ra Andrea Vogli, banues në Cërrik. Policia thotë se “i riu dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës mjekun roje të Urgjencës në Spitalin Kirurgjik Elbasan, A.H 39 vjeç, banues në Elbasan”.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Urgjencës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.





