Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të një qendre tregtare, në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan.
Dy makina janë përplasur, ku dyshohet se njëra prej tyre ka humbur kontrollin, duke dalë nga rrethrrotullimi dhe duke goditur tjetrën që ishte duke hyrë në rrethrrotullim.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe nuk ka raportime për viktima.





