Arrestohet në flagrancë vjehrri i njërit prej autorëve të dyshuar lidhur me plagosjen e dy ditëve më parë që ndodhi në Kinostudio, pasi në magazinën e tij u gjetën armë.
Specialistët e Seksionit të Krimeve ndaj jetës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin, Koço Kolvani, 58 vjeç, banues në Tiranë.
Në vazhdim të hetimeve për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 20.03.2017, në Kinostudio dhe kontrolleve për kapjen e dy atorëve të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale, gjatë kontrollit të magazinave në pronësi të shtetasit Koço Kolvani (vjehrri i njërit nga autorëve të dyshuar), janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
– Dy armë zjarri, automatike model 56
– Dy krehër automatiku model 56
– 55 fishekë model 56
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.





