Dy të rinj, njëri prej të cilëve u arrestua në flagrancë ndërsa tjetri ia ka mbathur, kanë tentuar të vjedhin disa dritare në një pallat në Durrës.

Policia ka arritur të arrestojë njërin prej tyre. Bëhet fjalë për shtetasin Erjon Bushkola 28 vjeç, banues në Durrës, ndërsa hajduti tjetër nuk është identifkuar ende.

Sipas policisë, “më datë 22.03.2017, në lagjen nr.5 Durrës, në bashkëpunim me një person tjetër (po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij) kanë vjedhur disa dritare duralumini në katin e parë të një pallati”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim e mbetur në tentativë.