Pas më shumë se 4 vitesh, më në fund “akujt” mes tyre janë shkrirë dhe që të dy janë rikthyer me njëri-tjetrin, ose siç mund të quhet në këtë rast, përballë njëri-tjetrit.
Bëhet fjalë për gazetarin dhe drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu, dhe ish-Kryeministrin Sali Berisha.
Fevziu dhe Berisha kanë lënë pas krahëve “ftohjen” e raportit mes tyre dhe kanë vendosur të bëjnë “paqe”.
Madje jo vetëm kaq, por Berisha do të rikthehet sot pas 4 vitesh, në studion e emisionit “Opinion”, në një intervistë përballë gazetarit Fevziu.
Prej kohësh është folur për raportin e ngrirë kohët e fundit mes Berishës dhe Fevziut, ku ky i fundit pati deklaruar se ish-Kryeministri e ka ftesën e hapur për të ardhur në studion e emisionit, por se ka qenë vetë Berisha që ka refuzuar.
Siç duket tashmë ajo kohë është e largët dhe të dy kanë vendosur që edhe një herë tjetër, të vihen përballë njëri-tjetrit.
Intervista e Berishës tek “Opinion” do të transmetohet ditën e sotme në orën 22:15 në TV Klan.





