Ka hyrë me furi brenda një lokali, ka nisur të thyejë filxhanët e kafesë dhe ka kërcënuar pronarin, të cilit i kërkonte 500 euro.

Protagonist është një shtetas shqiptar dhe ngjarja ka ndodhur në Milano. Sipas mediave italiane, shqiptari kërkonte pagesën e pakryer për disa punë që ai thoshte se i kishte kryer.

Disa klientë që u nxorën jashtë lajmëruan menjëherë policinë, që e prangosën 33-vjeçarin shqiptar dhe e dërguan në burgun “San Vittore”.

Pronari italian tha se nuk ishte hera e parë që shqiptari sillej kështu, pasi veprimin e kishte përsëritur edhe dy herë të tjera.