Një 32-vjeçar nga Durrësi, punonjës i OSHEE-së, ka rrezikuar shumë një ditë më parë.

Vendosja e një ndriçuesi në një vilë në lagjen nr.13 të Durrësit nuk ka shkuar si duhet dhe për pasojë i riu ka përfunduar në urgjencën e spitalit.

Mësohet se 32-vjeçari D.A. ka rënë nga lartësia, ndërsa po vendoste ndriçuesin dhe ka mbetur i lënduar.  

Burime policore bëjnë të ditur se ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ngjarja është klasifikuar si aksidentale.