Dhunohej sistematikisht nga ish i dashuri 10 vjet më i madh, por 17-vjeçarja ka vendosur t’i japë fund vuajtjeve, duke e denoncuar atë.
Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se 27-vjeçari P. Gjergji, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë.
Ndaj shtetasit të mësipërm ka bërë kallëzim R.H. 17 vjeçe, po ashtu banuese në Durrës, pasi pretendon se P.Gjergji (ish- i dashuri i saj) për rreth një vit e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, si edhe e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Përndjekja" parashikuar në nenin 121/ a të Kodit Penal.





