Ironi të fortë ka përdorur gazetarja Sonila Meço me kryeministrin Edi Rama, i cili mbrëmë ka qenë i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” me Eni Vasilin.
Referuar gjuhës që Rama ka përdorur me moderatoren Vasili, së cilës në një moment i është drejtuar me fjalët “Harrova të të pyes ty”, lidhur me shkarkimin e ministrit Tahiri, gazetarja Meço nuk ia ka kursyer një status në Facebook.
“Erdha në këtë intervistë për të konfirmuar edhe një herë se nuk më plas fare…!” ka shkruar Meço fill pas emisionit.





