Vizita e kryeministrit Edi Rama në familjen e Baba Reshat Bardhit, ku bujti për festën e Sulltan Novruzit, në shoqëri edhe të ish-ministrit Saimir Tahiri u shoqërua me batuta të mëdha.

Në bisedë e sipër, kur ngjitur kishte një vajzë të vogël, Rama me natyrën e tij karizmatike që si gjithnjë bën humor kur takohet me njerëz të thjeshtë, u befasua kur i prezantuan më të voglën e shtëpisë, një vajzë 4 muajshe, buçko dhe me flokë të zeza.

“Uaaa, po kjo, kush është kjo, kjo është shoqja e Zahos”, tha Rama.

“Po ti ke qenë kaq e vogël (pyet 4-vjeçaren që mban në krahun tjetër), e mbarë me flokë për t’ja pasur zili, gjithë këto flokë. Zahon e kemi qeros, e kemi si ‘lulëkuqet mbi mure’ se e kemi edhe katunar Zahon, surrels, rri në Surrel, rri me pulat e me lopët e me qenin atje, janë një grup shokësh e shoqesh atje”, tha Rama teksa në dhomë të gjithë po qeshnin.